Femrat Kardashian – Jenner duket se ende e kanë shuëm të vështirë ta pranojnë Blac Chyna-n si kunatën e tyre.
Madje ata së fundmi nuk e kanë lejuar atë që të marrë mbiemrin e tyre.
Ndonëse Chyna tashmë ka edhe një fëmijë me Rob, motrat Kardashian nuk pranojnë që të mbajë mbiemrin e famshëm. Ato kanë ndërmarrë veprime që të bllokojnë Chyna që të përdorë këtë emër në bizneset e saj të ardhshme. Motrat Kardashian kanë dorëzuar dokumente juridike në të cilat thuhet që ato do të pësojnë dëme duke përfshirë këtu reputacionin e mirë që kanë. Sipas tyre Chyna dëshiron të përfitojë nga reputacioni dhe fama e mbiemrit Kardashian.