Motrat Kardashian, kudo që shkojnë, tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Këtë herë është rradha e Kim dhe Kourtney, të cilat ndodhen në Kuba. Kim Kardashian vë në pah linjat e saj të mrekullueshme në një veshje seksi ngjitur pas trupi ndërkohë që ajo dhe Kourtney e kthyen udhëtimin nga kënd lojërash për fëmijët në një studio fotografike gjate pushimit në Cuba.
Duke shijuar diellin, këndin e lojërave, motrat dukeshin sikur po punonin për kamerat duke qenë se pozicionin trupat e tyre në poza provokative ndërkohë që qendronin përballë karuselit.
Kim e veshur me një fustan të bardhë të ngushtë, shfaqte çdo pjesë të formave të saj në perfeksion. Por Kim nuk ishte e vetmja Kardashian që "rriste" temperaturën, gjithashtu dhe motra e saj Kourtney dukej mahnitëse.