INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motrat Koçi thumbojnë Dhurata Dorën për blerjen e klikimeve me këngën ZEMËR? Flet Eni: Thashë të vërtetën...[FOTO]

Motrat Koçi thumbojnë Dhurata Dorën për blerjen e klikimeve me këngën ZEMËR? Flet Eni: Thashë të vërtetën...[FOTO]

Publikuar më: 08:22 26-04-2019

Ka shumë pak ditë që Madonna dhe Maluma, dy nga yjet e muzikës botërore kanë publikuar një këngë të titulluar “Medellin”, e cila brenda 24 orëve ka marrë 3 milion klikime.

Lidhur me këtë ka reaguar këngëtarja e njohur shqiptare Eni Koçi e cila ka thumbuar keq kolegët e saj përmes një postimi në Insta Story: “3 milion për 24 orë. Madonna dhe Maluma, po çfarë janë Maluma dhe Madonna përpara 1-shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapen për një orë!”

1R.jpg

 

Eni nuk ka përmendur emra konkretë, mirëpo fansat kanë aluduar emra të ndryshëm dhe një ndër ta është pikërisht Dhurata Dora dhe këngëtari algjerian Soolking e cila në një javë, ka mbi 26 milionë klikime. Shumë portale menduar se ishte një thumb ndaj Dhuratës, mirëpo me anë të një postimi tjetër në Instastory, Eni ka sqaruar se statusi i saj nuk kishte të bënte me asnjë rast konkret, pavarësisht se ky fenomen i blerjes së klikimeve është shumë i përhapur.

"Të dashur miq disa gazetarëve u mjafton një reagim i imi për blerjen e klikimeve për të shpikur teori që askush nuk i merr vesh. Unë kam thënë një të vërtetë e cila tanimë dihet edhe nga një fëmijë. Ka pafund raste të blerjes që konkurrencën e drejtë në muzikë e kanë kthyer në banalitet. Artisti jeton për respekt dhe audiencë reale. Si mund t'i thuash vetes artist kur blen audiencën? Ky është shqetësimi im.

Ka shumë artistët të mirë që i meritojnë milionat e botës, por ne kaq popull jemi. Pse nuk është gjë e çuditshme kjo? Maluma dhe Madonna që janë emra të mëdhenj të muzikës botërore arrijnë 3 milion për një ditë ndërsa shqiptarët kapin 1 milion në ditë, në mos më shumë.

Unë nuk kam përmendur asnjë rast konkret, por kam thënë një fenomen që shumë artistë të respektuar i ka demotivuar ose e kanë lënë këtë punë. Po, secili që ka blerë le të hidhërohet nga postimi im, ndërsa ata që i kanë reale mos të shqetësohen sepse e dinë të vërtetën dhe audiencën reale që nuk ua tjetërson askush", shkruan Eni.

enni.jpg

malum.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984