INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Motrat Qama zgjidhnin vajza nga FB për prostituta. Ja si joshnin…

Motrat Qama zgjidhnin vajza nga FB për prostituta. Ja si joshnin…

Publikuar më: 11:28 04-10-2016

Rolin kryesor në rrjetin që u zbulua dy ditë më parë nga policia për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni e kishin dy motrat nga Skrapari. Motrat Qama rekrutonin përmes rrjetit social Facebook vajza të reja që fillimisht iu ofronin punë si modele në Gjermani. Po kjo ishte skema mashtruese, që ato përdornin sa për të hyrë në njohje me to. Më pas ato seleksiononin vajzat me synim prostitucionin dhe takimet bëheshin nëpër lokale nate. Më pas kur u qartësonin punën (prostitucionin) sipas grupit hetimor vajzat e reja prostituonin në motele në Tiranë dhe më tej bëheshin përpjekje që ato ti nisnin jashtë shtetit. Sipas Panorama klientët zakonisht gjendeshin nga Ardit Shmilli, që ishte bashkëpunëtori më i afërt i dy motrave, por edhe nga i arrestuari tjetër, Ledian Gjoni. Rrjeti siguronte dhe transportin që bëhej me taksi nga Z. Hodo.

Kush janë dy motrat që rekrutonin vajza:
Gjashtë muaj përgjime dhe vëzhgim në terren të policisë kanë zbuluar rrjetin e prostitucionit Tiranë-Gjermani. Nën drejtimin e dy motrave I. Qama dhe A. Qama përkatësisht 23 dhe 25 vjeç, grupi rekrutonte vajza të reja duke u premtuar punësim dhe ndarje fitimesh nga aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
Fillimisht vajzat që shfrytëzoheshin në Tiranë e më pas dërgoheshin në vendet e BE-së, kryesisht Gjermani. Ato rekrutoheshin me premtimin se fillimisht do punonin si modele ose këngëtare, por në realitet ato shfrytëzoheshin si prostituta dhe fitimet e mbledhura ndaheshin me dy motrat Qama.
Dy motrat Qama rekrutonin vajza fillimisht në raporte shoqërore e më pas duke para kushtet ekonomike të tyre ato i ofronin punësim me qëllim shfrytëzimin. Baza e këtij rrjeti ishte ndërtuar në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ndërsa trafikimi i dy femrave për në Gjermani rezulton se ishte hera e parë që tentohej të kryhej nga ky grup.
Grupi i trafikantëve i cili përbëhej nga pesë trafikantë të cilat dërgonin femra për prostitucion drejt Gjermanisë, është neutralizuar fillimisht nga një efektive e forcave speciale të policisë së Tiranës. Efektivja është agjente e policisë prej 12 vitesh dhe sipas të dhënave ka marrë pjesë në shumë operacione dhe i ka drejtuar ato siç ishte ai dy ditëve më parë në Morinë, ku dhe u kap grupi që merrej me trafikim dhe prostituim të vajzave.

Article Logic
Execution time: 0.004141092300415