Ato janë katër motra por duket se Marina dhe Luana janë më të afërta me njëra-tjetrën, aq të afërta saqë të dyja e kanë zgjedhur dashurinë nga Kosova, kalojnë pushimet me të dashurit në të njëjtin vend si dhe kthehen që andej me të njëjtin model flokësh.
Ishte Marina ajo që e nisi pak kohë me parë turin e pushimeve me Getoarin ndërsa tashmë e ka vazhduar motra e saj Luana e cila e festoi ditëlindjen jashtë kufijve shqiptarë dhe në shoqërinë e një personi të veçantë, të dashurit të saj. Mesa duket Marina i ka sugjeruar së motrës që të kalojë pushimet në të njëjtin vend ku i kaloi ajo, në Punta Cana. Por duket se ky vend i magjeps turistët me gërshetat vendas (afrikane) sepse pas Marinës tani është Luana ajo që ka ndryshuar loook.