Moderatorja simpatike Marina, sot feston ditëlindjen. Ajo ka marrë urime pa fund, nga bashkëshorti i saj Getoari, motra e saj Luana dhe nëna e saj Maria, sigurisht edhe nga fansat e shumtë. Ama duket se Marina ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta kalojë në bregdet, pasi ka postuar disa fotografi ku duket buzë detit dhe e bukur si gjithmonë.
Mirëpo Marina nuk ishte vetëm sepse me të ishte bashkëshorti i saj Getoari dhe motra Luana Vjollca.
Kjo e fundit nuk i ka rezistuar tundimit pa bërë një shaka me Marinën pasi ka publikuar një foto ku dy motrat shfaqen së bashku dhe krahas saj shkruan:
“Mu rrit motra mu bë burrë,”
Padyshim ky status ka shkaktuar mjaft të qeshura në komente, madje edhe vetë Marina ka qeshur duke i thënë “faleminderit vëllai”. Ndërsa Luana ia kthen “tka vllai shpirt”.
Por Marina ka vënë re diçka dhe i ka “tërhequr veshin” duke i thënë: “ të jap vëllai një dru të mirë, po futi shalët brenda”.