Jose Mourinho nuk beson se Paul Pogba dëshiron ta braktisë Manchester Unitedin, sepse mesfushori francez, sipas tij, kurrë nuk e ka kërkuar largimin.
Raportohet se Barcelona është tejet e interesuar për 25-vjeçarin, veçanërisht pas lajmeve se ai dëshiron të largohet nga United dhe se ka marrëdhënie të këqija me trajnerin e tij.
Ylli francez i ndezi edhe më shumë spekulimet javën e kaluar kur nuk e hodhi poshtë mundësinë për t’u larguar në janar. Megjithatë, Mourinho nuk ka asnjë arsyeje për të besuar se fituesi i Kupës së Botës e ka ndarë mendjen të largohet.
“Paul u kthye pas Kupës së Botës një javë para se të niste Premier League. Jemi bashkë tani e dy muaj. Ai asnjëherë nuk dëshiron të largohet. Kurrë. Asnjëherë nuk më ka thënë se dëshiron të largohet”, - shtoi ai