Jose Mourinho mendon se Diogo Dalot, mund të kalojë më shumë se një dekadë në “Old Trafford”, pasi debutoi, pasi debutoi në fitoren ndaj Young Boys. Trajneri i Djajve të kuq Mourinho vendosi ta aktivizonte titullar Dalot-in në ndeshjen e Champions League, dhe mbrojtësi 19-vjeçar ja shpërbleu duke bërë një paraqitje mbresëlënëse. Paul Pogba shënoi dy herë për miqtë në pjesën e parë, para se Anthony Martial të mbyllte llogaritë në minutën e 66-të.
‘’Mendoj se Diogo dhe Shaw luajtën shumë, shumë mirë. Rreziku ynë vinte nga të dy, sepse kishin lëvizje fantastike, kishin thellësi, kishin kryqëzime, u përfshinë në veprimet më të rrezikshme dhe gjithashtu mbroheshin mirë. E përsëris, ishin shumë, shumë mirë. Por, sigurisht, Luke është këtu prej disa vitesh, ndërsa Diogo pati ndeshjen e parë, pas operimit. Unë mendoj se të gjithë mund ta shohin potencialin e tij, edhe pse është një lojtar 19-vjeçar. Me siguri do të luajë më shumë se 10 vite për Manchester.’’
Dalot u nënshkrua nga Porto këtë verë, dhe thotë se është i uritur për më shumë mundësi pasi bëri debutimin e tij.