Revista prestigjioze britanike Daily Mirror, raporton se Jose Mourinho i ka treguar miqve shumë të afërt për punën e re te Manchester United.
Sipas kësaj gazete, tërë çka ka mbetur mes portugezit dhe skuadrës angleze është mbyllja e disa pikave në kontratë, pasi që marrëveshja në parim është arritur.
Ish-trajneri i Chelseat do të pasojë në postin e trajnerit Louis Van Gaalin, i cili nuk po arrin të ambientohet assesi duke qenë shënjestër e çdo kritike në Old Trafford.