Ndeshja e sotme mes Manchester United dhe Chelseat e cila përfundoi me rezultatin 2-2, solli edhe një moment të pakëndshëm në përfundimin e saj
Ishte njëri nga zyrtarët e Chelsea që duke festuar golin e Barkley të shënuar në minutën e 96’ vendosi të provokojë para syve të Jose Mourinhos.
Këtij provokimi nuk mundi t’i rezistojë trajneri portugez i cili me nxitim iu sul për ta sulmuar. U desh ndërhyrja e sigurisë që situata të qetësohej.