Skuadra e Manchester United me tranjerin e ri Jose Mourinhon, ka arritur në Kinë për turin parasezonal.
“Djajtë e Kuq” janë pritur në aeroport nga një numër i konsiderueshëm tifozësh, të cilën kanë kërkuar fotografi dhe autografe nga futbollistët e klubit anglez.
Por, ai që e mori vëmendjen ishte Jose Mourinho. Trajneri portugez refuzoi ta nënshkruante një fanellë të ish klubit të tij, Chelsea, duke i firmosur vetëm ato të Man Utd.