Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho ka habitur sërish të gjithë pasi ka preferuar Messin para Ronaldos.
‘Special one’ është përgjigjur një pyetje për 3 lojtarët më të mirë që ka pasur historia e futbollit.
Ndërsa zgjedhjet e tij janë të çuditshme, pasi ai ka preferuar Messin, Pelen dhe Maradonën, duke ironizuar në këtë mënyrë ‘yllin’ e Portugalisë, Cristiano Ronaldon.
Deklarata e Mourinhos tregon edhe një herë marrëdhënien jo të mirë me Ronaldon me të cilin ka punuar për 3 vite te skuadra e Realit të Madridit.