INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mouse-i që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara

Mouse-i që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara

Publikuar më: 08:30 29-04-2016

Teknologjia moderne sa vjen e rrit cilësinë e jetës së njeriut, por kur vjen fjala tek njerëzit me aftësi të kufizuara teknologjia ka bërë shumë pak. Miliona njerëz në botë nuk mund të kenë akses ose përdorin pajisje teknologjike për shkak të aftësive të tyre të kufizuara.

Një inxhinier i ri me emrin Allen ka krijuar mausin më të veçantë që keni parë deri më sot, duke u frymëzuar nga një shok i tij me aftësi të kufizuara, i cili nuk mund të përdorte dot duart e një pjesë të trupit.

Ky lloj mausi quhet ‘GlassOuse’ dhe mund të ndihmojë këta njerëz të përdorin kompjuterin dhe telefona të zgjuar.

‘GlassOuse’ është i pajisur me dy xhama dhe një buton virtual ‘klikimi’. Së pari, duhet të aktivizohet lidhja e Bluetooth në telefon ose kompjuter, pastaj shtypni butonin ‘Connect’, dhe aplikacioni do të gjejë dhe lidhet automatikisht me ‘GlassOuse’. Pasi të vendosni ‘GlassOuse’ mbi kokën tuaj, kursori në ekran do të lëvizë në bazë të lëvizjeve të kokës suaj.

Article Logic
Execution time: 0.0041570663452148