Nuk ka vonuar reagimi i menaxherit të reperit kosovar Mozzik pasi ky i fundit, vetëm një ditë më parë u akuzua se kishte vjedhur këngën e tij të fundit “Cocaina”.
Meti i ka quajtur të gjitha shpifje duke iu drejtuar një portali i cili sipas tij e sulmon Mozzik-un non stop dhe duke i prishur imazhin për inate personale. Kjo e fundit ishte edhe një arsye më shumë për reagimin e tij. “Edhe mos mendoni që postimi im të krijojë publicitet më shumë jo. Ky postim do të tregojë sa profesionalë jeni”, ka përfunduar ai.