Një foto e Mozzik, i cili duket teksa e ka ndaluar policia, tanimë ka alarmuar të gjithë fansat e reperit.
Ditën e djeshme vetë Mozzik, ka postuar një foto në Instastories teksa duket pranë forcave policore të Kosovës.
Njëri prej efektivëve është futur në automjet me siguri duke firmosur ndonjë gjobë.
E ndërkohë që po vrisnin mendjen për të ditur se çfarë shkelje ka bërë reperi, vëllai i tij Getinjo na i ka sqaruar të gjitha.
Ai ndodhej me Mozzik, madje është dhe autori i fotos së famshme, që me sa duket është realizuar pasi Mozzik u përball me policinë duke qenë se ishte me shpejtësi tej normave të lejuara.
“T’thojsha mos u gut”, ka shkruar Getinjo, duke bërë me dije se Mozzik u ndalua nga shpejtësia.