INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MOZZIK bën dedikimin e veçantë për Hanën, por mos vallë ky veprim i Loredanës ishte një përgjigje për të?

MOZZIK bën dedikimin e veçantë për Hanën, por mos vallë ky veprim i Loredanës ishte një përgjigje për të?

Publikuar më: 12:06 19-08-2020

Mozzik është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të kësaj vere. Këngët që ka publikuar janë pritur mjaft mirë nga publiku, duke e renditur reperin në vendin e parë si artisti më i dëgjuar përgjatë këtyre dy muajve.

Ai ka treguar gjithmonë dhe lidhjen e veçantë që ka me të bijën, Hanën. Së fundmi, reperi ka publikuar një foto në Instagram, krahas së cilës shkruan: “Sa herë të shoh veten në pasqyrë ose bëj selfie e shoh çikën time.”, duke iu referuar ngjashmërisë së madhe që ka vogëlushja me të.

Vogëlushja jeton me të ëmën pas ndarjes së prindërve, por menjëherë pas këtij dedikimi të Mozzik, Loredana ka bërë një postim shumë interesant.

Reperja e njohur ka postuar një foto me vogëlushen Hana dhe pikërisht para pasqyrës, ashtu siç Mozzik shkroi në postimin e tij.

shawty.png

 

Ajo nuk ka shkruar asgjë, por me siguri në mënyrë indirekte u tregoi fansave të shumtë dhe Mozzikut se Hana ka një ngjashmëri të madhe edhe me të ëmën.

Kujt i ngjan më shumë?

Article Logic
Execution time: 0.0040910243988037