Vëllezërit nga Ferizaj, Gramozi dhe Getoari që me emrin e skenës i njihni si Mozzik dhe Getinjo, edhe pse këndojnë të ndarë, janë kthyer në një dyshe mjaft të suksesshme në “zonën” e hip-hop-it.
Por ja që për dy vëllezërit nuk dinim më shumë sesa tekstet e këngëve të tyre dhe ata i kanë bëfasuar të gjithë teksa kanë pranuar hapur se më parë kanë qenë përdorues të substancave narkotike. Të ftuar në “Elite zone”, ata janë shprehur se diçka e tillë është tashmë pjesë e së kaluarës së tyre. Mesa duket suksesi në këngë ka shërbyer për mirë edhe në eleminimin e veseve të mëparshme të djemve. Kështu, nëse deri dje dy reperat ishin përdorues të drogës, sot është muzika “droga” më e fortë e tyre. Getinjo sapo ka publikuar këngën e tij më të fundit “Monster”, në bashkëpunim me këngëtaren e re BabyGee, ndërsa Mozzik po punon për projektin më të ri me Greta Koçin ndërsa që të dy janë pjesë e labelit “OnRecords”