Fero ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Mirage”. Ai ka folur gjatë për karrierën e tij dhe për jetën private, e cila ka qenë mjaft e përfolur në media, për shkak të lidhjes me Arbenitën. Megjithatë vëmendjen e ka marrê një deklaratë e Feros, e cila erdhi si përgjigje për Mozzik dhe Getinjon. Dy vëllezërit janë shprehur në “Shiko kush luan” se Fero e ka fituar famën prej tyre.
‘E kam parë dhe unë intervistën. Ata mua nuk më kanë dhënë famë, as nuk munden kurrë të më japin famë, se nuk e lejoj këtë gjë dhe nuk e kam lejuar asnjëherë. Unë kurrë nuk e kam pasur një bashkëpunim me dikë që është më lart se unë, unë kam pasur bashkëpunime me artista që i kam ndihmuar, s’kam pasur ndonjë bashkëpunim që të them më ka ndihmuar mua, e ata famë mua nuk më kanë dhënë, sa për djem janë shumë djem të mirë sidomos Mozi është shumë djalë i mirë, e ka respektin e vecantë prej meje, është fakt që më kanë prezantuar në ‘On Records’ por ata mua nuk ma kanë dhënë famën, as nuk munden të ma japin, puna është këtu që ne kemi qenë bashkë tre vjet me një kompani”, është shprehur Fero.