Në median online qarkulloi me shpejtësi lajmi se Mozzik dhe Loredana janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmi qarkulloi pasi vetë reperja me anë të një postimi në rrjete sociale bëri të gjjthë të gjithë dyshojnë se vërtet u bënë prindër.
Ajo publikoi një foto pranë foshnjës së porsalindur, duke zbuluar se janë bërë me djalë. Në media flitet se reperja e ka jetuar në fshehtësi të plotë pritjen e ëmbël, prandaj ky lajm ka habitur jo pak ndjekësit, por ka edhe shumë që nuk e besojnë.
Ky postim i bëri lëmsh të gjithë, i cili më pas u publikua dhe nga Mozzik dhe pas këtij veprimi të gjithë ishin të bindur se çifti ishin bërë prindër për herë të dytë.
Por si qëndron e vërteta?
Burime pranë “Prive” kanë mësuar se këto foto janë realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti. Në qendër të këtij projekti muzikor do të jetë familja dhe për këtë arsye do të ilustrohet rrugëtimi i krijimit të saj. Duke qenë se janë realizuar pamjet nga videoklipi, duket se publikimi i këngës është shumë afër.
Epo me siguri shumë fansa tashmë do jenë shumë të zhgënjyer aq edhe të lumtur pas lajmit të duetit.