Loredana dhe Mozzik kanë publikuar me videoklip këngën e tyre të parë së bashku. “Bonnie and Clyde” titullohet kënga, e cila është kryesisht në gjuhën gjermane dhe shumë pak në shqip, ndërsa refreni është në gjuhën gjermane, por e rëndësishme është që asnjëri prej tyre nuk ka dalë nga stili i tyre.
Kjo është kënga e dytë e Loredanës e publikuar që kur ka filluar karrierën muzikore, ndërsa ka pasur shumë sukses me debutimin e saj “Sonnenbrille”.
E për këtë bashkëpunim të tyre kanë shkruar edhe mediat zvicerane të cilat shprehet se “Bonnie and Clyde” i ka hapur rrugën shumë projekteve të tjera muzikore në të ardhmen.