Mozzik prej kohësh e ka shprehur admirimin e tij, për reperin Unikkatil.
Ai shpeshherë e ka cilësuar Unikkatil si njeriun që ka hedhur themelet për repin e gjeneratës së re, në të cilën ai bën pjesë.
Në këtë mënyrë një bashkëpunim midis tyre do të ishte diçka logjike, për respektin që kanë ndaj artit të njëri-tjetrit, por edhe pse fansat e kërkojnë me ngulm një gjë të tillë.
Por në këtë mes qëndron edhe Loredana, bashkëshortja e Mozzik, e cila wshtw edhe një repere e suksesshme gjithashtu.
Në “InstaStory-n” e saj një fans ka shkruajtur “Mozzik&Unikkstil?”, ndërsa Loredana ka reaguar me një emoji që nënkupton heshtjen, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme!
Një mesazh i koduar ky që nënkupton se shumë shpejt do të kemi një bashkëpunim midis dy artistëve.