INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik dhe Unikkatil po ''thyejnë'' rrjetin me këngën SHQIPTAR, por fansat “i masakrojnë” për këtë DETAJ: Ç’ka është ky...[VIDEO]

Mozzik dhe Unikkatil po ''thyejnë'' rrjetin me këngën SHQIPTAR, por fansat “i masakrojnë” për këtë DETAJ: Ç’ka është ky...[VIDEO]

Publikuar më: 08:35 22-07-2019

Për Mozzikun ishte ëndërr e kthyer në realitet. Ditën e djeshme ai dhe Unikkatil kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë nën titullin “Shqiptar”. Teksti është shkruar nga të dy reperët dhe është pritur mjaft mirë nga publiku ku ende pa u mbushur 24 orë ka mbi 600 mijë klikime në Youtube.

Mozziku e ka shprehur gjithmonë admirimin për ikonën e muzikës hip hop në Shqipëri, Unikkatil dhe për këtë projekt u shpreh se i është realizuar një ëndërr. Sigurisht që fansat e pëlqyen shumë, por ka edhe nga ata kritikët që e shprehin mendimin e tyre në komente.

 

Shumë fansa kanë dalë kundër faktit që refreni dhe kënga nis në gjuhën gjermane, ndërkohë që titulli është “Shqiptar”.

shqiptar3.png

 

sghqhiptar2.png

 

shqiptar1.png

Sigurisht që ishte gjithccka e menduar nga të dy reperët pasi vetë Unikkatil gjatë këngës thotë:

“Gramoz, cka ke qajo ,gjermanisht a

Mir tingllojka vec sen s mora vesh”.

Mbi të gjitha kënga është shumë e bukur dhe duhet të falenderojmë çunat për këtë bashkëpunim.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0044488906860352