Ky sherr mes Mozzik dhe ish-menaxherëve të tij s’paska fund!
U duk sikur gjithçka po normalizohej, por thjesht u duk. Pasi Mozzik dhe Getinjo u larguan nga labeli “On Records”, ata filluan karrierën solo duke krijuar një label tjetër të quajtur “2 Euro Gang”. I menjëhershëm ishte publikimi i këngës “Ti amo” nga Mozzik në bashkëpunim me Veysel, këngë e cila shumë shpejt u shëndrrua në hit ku mblodhi një shumë të madhe klikimesh.
Pastaj ishte Getinjo i cili publikoi një dokumentar të shkurt dhe pas kësaj paralajmëroi këngën “50” . Pas kësaj , Mozzik publikoi “Madam” , këngë e cila gjithashtu u shëndrrua në hit ku për një kohë të shkurtë mblodhi rreth 8 milion klikime.