Noizy dhe Mozzik kanë bashkuar forcat për herë të parë në një projekt që u publikua ditën e sotme. Para publikimit të ‘’Bonjour Madam’’ dyshja realizuan një live ku folën më shumë për prapaskenat e videoklipit si dhe i bënë pyetje njëri-tjetrit.
Ishte Mozzik ai që bëri një pyetje që ishte komplet jashtë teme por arriti të marrë përgjigje.
‘’Sa vjeç ishte kur humbe virgjërinë’’ ishte pyetja dhe Noizy duke qeshur u përgjigj pa nguruar.
“Isha 14 vjeçar”, tha ai por natyrisht nuk dha më shumë detaje.
Tutje reperët zbuluan se në xhirime kishin pirë shumë alkool dhe kishte pjesë që me vështirësi i kishin realizuar pasi ishin tapë.