Mozzik publikoi disa këngë të reja për Shën Valentin dhe njëra prej tyre dukshëm ishte dedikim për Loredanën. Bëhet fjalë për këngën “A po rrin”, teksti i të cilës thotë: Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi.
Mirëpo, ndonëse Mozzik në një farë mënyre pranoi se vazhdon të ndjejë për ish-partneren, gjërat mes tyre nuk janë rregulluar.
“A ka diçka mes teje dhe Mozzikut?”, është pyetur Loredana në rrjete sociale, pyetje së cilës reperja i është përgjigjur me një “Jo” të prerë.