Thonë që reperat nuk janë romantikë, por ja që Mozzik na tregoi të kundërtën.
Lidhja e tij me vajzën e quajtur Loredana ka kohë që është bërë publike. Edhe pse ata të dy patën një moment krisjeje të lidhjes, u rikthyen sërish bashkë dhe duket se këtë herë përgjithmonë. Madje Mozzik duket më i dashuruar se kurrë dhe këtë e tregon edhe fotoja që ka postuar së fundmi me partneren e tij në një nga pishinat me pamje përrallore në Zvicër. “Nuk ka gjë më të bukur në jetë sesa të gjesh një njeri që të lexon pa shkronja..dhe të kupton pa fjalë”, shkruan ai duke shfaqur si rrallëherë anën e tij romantike. Mund të themi pa frikë se Loredana është ‘kokaina’’ e vërtetë për reperin pasi edhe ajo e quan “dashuria e jetës”.