Disa javë më parë në media u përfol për një krisje të marrëdhënies mes Mozzik dhe Taynës dhe shkak u bë fakti se reperja nuk e ndiqte më Mozzik në Instagram.
Dhe duke qenë se rrjetet sociale thonë shumë ditët e sotme, kjo shkaktoi hapësira për dyshime se gjërat mes tyre s’janë si më parë. (KLIKO)
Dyshimet u shtuan ditën e sotme kur futbollisti i njohur Shkodran Mustafi publikoi një video ku shfaqej duke dëgjuar këngën e Mozzik dhe Taynës.
Kjo video është shpërndarë më pas nga Mozzik, i cili ka vendosur flamurin shqiptar mbi emrin e tij dhe reperes, veprim ky i nënkuptuar si fshehje e emrit të autores së hitit “Qe qe”.
Mozzik mohon thashethemet!
Pasi lajmi mori dhenë, por i kontaktuar nga “iconstyle.al” reperi i njohur e mohoi në mënyrë kategorike diçka të tillë.
Ai u shpreh:
Joo, janë të pavërteta, Tayna është shoqja ime më e mirë. Flamurin e kam vendosur pa vetëdije mbi emrin e saj dhe timin.