INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik i penduar përfundoi para gjykatës: “...jeta nuk është kaq e ëmbël” [FOTO]

Mozzik i penduar përfundoi para gjykatës: “...jeta nuk është kaq e ëmbël” [FOTO]

Publikuar më: 13:10 28-05-2017

Besojeni ose jo, Mozzik ka dalë para gjykatës!

Ai ka qenë ndër reperat më të komentuar nga mediat e shoëbizz-it jo vetëm për projektet e ndryshme muzikore që ka publikuar. Gjatë harkut kohor prej një viti, publiku e ka parë si reperin e klipeve, atë “djalin e keq” të rrethuar nga femrat, makinat apo si Toni Montana me “Cocaina”.

Ditën e sotme, reperi i talentuar na ka treguar një detaj të rëndësishëm nga jeta e tij.

Ai ka dalë para gjykatës dhe është gjëja për të cilën është penduar më së shumti.

Në disa postime në Instagram, reperi shkruan: “Kam besuar shumë, prandaj kam shumë pak njerëz afër”. Më pas, ai vazhdon: “Kam ngrënë puding, por e kam ditur gjithmonë që jeta nuk është kaq e ëmbël”.

 “Unë e kam ditur gjithnjë si të bëj para…thjesht m’u ka dhimbs nëna që të më shohë në burg”, – shkruan Mozzik dhe menjëherë pas këtij shkrimi ai poston një foto të tijën në sallën e gjyqit.

“Kurrë s’kam dashur ta shoh veten këtu”, – sqaron reperi.
Shpresojmë ta marrim vesh arsyen pse Mozzik është gjendur në atë sallë.

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094