Ndërkohë që femrat e tjera e kanë shumë problem të shfaqen pa make up, Loredana duket se nuk është pjesë e tyre. E dashura e Mozzik, më parë ishte goxha aktive në Instagram me postime të shumta, por pas shtatzënisë, është tërhequr. Por është Mozzik ai që gerë pas herë e shfaq të dashurën në postime të ndryshme, në njërin prej të cilave dukej edhe barku i rrumbullakosur.
Ndërsa këtë herë, reperi e shfaq Loredanën në versionin ‘make up free’. Ajo nuk e ka patur aspak problem të pozojë ‘ujë dhe sapun’ pasi ndjen se është e bukur dhe në këtë version.