INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Mozzik i vogël'', Loredana pranon se babë e bijë ngjajnë si dy pika uji…[FOTO]

''Mozzik i vogël'', Loredana pranon se babë e bijë ngjajnë si dy pika uji…[FOTO]

Publikuar më: 10:07 23-12-2018

Çifti i njohur i showbizit, Loredana dhe Mozzik, para pak ditësh u bënë prindër për herë të pare.

Ata u bekuan me një vajzë të quajtur Hana. Pak orë pas lindjes, këngëtarët publikuan menjëherë fotografi të vogëlushes, madje krijuan dhe një profil personal për të në ‘Instagram’. Hana ka vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë dhe ka rrëmbyer zemrën e të gjithë fansave të prindërve të saj.

Nga fotot e postuara fansat vunë re se vogëlushja kishte një ngjashmëri të madhe me të atin. Këtë gjë e ka pranuar së fundmi edhe vetë Loredana.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të vajzës dhe përkrah saj ka shkruar: “Mozzik i vogël”.

hfkgfukfkuyf.JPG

Edhe pse shumë e vogël dhe ndoshta tiparet e saj mund të ndryshojnë me kohën, por tani biem të gjithë dakord se ajo dhe Mozzik ngjajnë si dy pika uji.

Article Logic
Execution time: 0.0033998489379883