Çifti i njohur i Showbizit, Mozzik dhe Loredana ditët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave pasi u përfol për një ndarje midis tyre.
Por momentin kur Loredana publikoi këngën e saj më të re, në bashkëpunim me reperin Mero, Mozziku e postoi në Instagramin e tij , duke treguar hapur mbështetjen që ka ndaj bashkëshortes dhe duke iu dhënë fund aludimeve për ndarje.
Së fundmi, Loredana ndodhet në Berlin dhe Mozziku po kujdeset për vajzën e tyre, Hanën. Ai ka shpërndarë në llogarinë e tij të Instagramit një foto me të bijën, krahas së cilës ka lënë përshkrimin:
“Me jetën time.”