Mëngjeset zakonisht janë të vështira, sidomos kur të duhet të shkosh me vrap në punë.
Nuk e dimë se sa stresuese është kjo e fundit për reperin nga Kosova, Mozzik, por nga fotoja që ai ka postuar në Instagramin e tij marrim sinjale jo dhe aq pozitive. Me gishtin e mesit drejtuar kamerës së telefonit, Mozzik ka lajmëruar fansat e tij se diçka po vjen. Nga "gishti" nuk kuptohet qartë se për çfarë e ka pasur, ama nga foto e shkrepur në studion e producentëve Zzap & Chriss mendojmë se bëhet fjalë për një këngë të re. Sido që të jetë, e mirëpresim projektin e tij të rradhës!