Kohët e fundit, reperi Mozzik, dhe Loredana Zefi, kanë qenë shumë të përfolur gjatë gjithë këtij muaji.
Javën e kaluar çifti i njohur i showbizit, u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vajzë, të cilën vendosën ta pagëzojnë me emrin Hana.
Së fundmi, reperi nga Ferizaji, ka bërë të ditur se ka pranuar një dhuratë shumë të veçantë nga një prej fansave të tij.
Bëhet fjalë për një portret të vizatuar të vajzës së tij një-javëshe.
I mrekulluar nga kjo dhuratë, ai vendosi që portretin në fjalë ta ndajë me ndjekësit e tij të shumtë në InstaStory.
Ndërkohë, dyshja po ashtu kanë bërë të ditur se janë rikthyer në Kosovë, dhe se së shpejti do të mbajnë një koncert për adhuruesit e tyre të shumtë.