IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Mozzik mund të jetë ndarë me Loredanën dhe nuk i shkoi në ditëlindje, por ky veprim ndaj familjarëve të saj po na habit! [FOTO]

Mozzik mund të jetë ndarë me Loredanën dhe nuk i shkoi në ditëlindje, por ky veprim ndaj familjarëve të saj po na habit! [FOTO]

Publikuar më: 10:14 02-09-2019

Pak ditë më parë u përfol për një ndarje të mundshme ndërmjet Loredanës dhe Mozzik, ndërsa dje u konfirmua çdo gjë. Loredana e ka festuar ditëlindjen e saj të 24 e vetme!

Mozzik në ditën e lindjes së Loredanës vendosi të shkonte për shëtitje tek Malet e Sharrit dhe në publikimin e tij i thotë “Të dua” nënës Natyrë. Asnjë urim dhe dedikim për Loredanën, e cila fundja edhe nëse nuk është më partnerja e tij mbetet nëna e vajzës së tyre, Hanës!

Ka shumë raportime që ata mund të jenë ndarë, por përveç se ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe s’kanë fshirë fotot bashkë, një detaj tjetër na bëri përshtypje.

Mozzik i ndjek të gjithë familjarët e Loredanës në Instagram, ndoshta s’do të bien në sy, ose ndoshta po na fshehin diçka. S’na mbetet gjë tjetër, veçse të presim.

zefz.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032758712768555