Vetëm Mozzik-un kishim ngelur pa parë!
Bota e sotme e spektakleve dihet që ka si pjesë të pandashme zhveshjen dhe lakuriqësinë, por zakonisht kjo vlen për femrat. Megjithatë reperi i njohur kosovar i është bashkuar disi këtij stili, dhe themi disi pasi edhe pse është nudo në foto, ne vështirë se mund të shohim gjë. Ai është mbuluar vetëm me një peshqir, por e ka bërë në atë mënyrë që nënkupton se poshtë saj nuk ka asnjë veshje tjetër. Po aq intrigues ka qenë edhe mbishkrimi i fotos, me asnjë fjalë, por vetëm disa figura bananesh njëra pas tjetrës. Për çfarë ta ketë pasur fjalën vallë?