Disa muaj më parë u përhap lajmi se e dashura e Mozzik, Loredana Zefi, është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë. Gjithçka u konfirmua indirekt kur ajo u pa në një market në Zvicër teksa ecte krah Mozzik me barkun e fryrë.
Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar ende “detajet” e kapura nga fansat i kanë “tradhtuar” dhe madje ditën e sotme Loredan aka publikuar në Instastoryn e saj një foto tepër emocionuese. Ajo ka publikuar një luaneshë të përlyer me gjak, teksa fsheh poshtë gushës të voglin e saj, si për të treguar se edhe Loredana do të luftojë e do ta mbrojë njësoj fëmijën që pritet të sjellë në jetë.
E ndërkohë që të gjithë po flasin për shtatzëninë e Loredanës, reperi i njohur ka publikuar një video në instastory, por veprimi i tij na habiti sepse ai shfaqet me të dashurën e tij dhe kur lëviz kamerën e lëviz shumë shpejt që të mos shihet nëse ajo është shtatzënë. Madje kur e afron, e fokuson videon vetëm te fytyra e saj.
Nuk bëjmë gjë zyrtare pa e konfirmuar vetë ata, por e vetmja gjë zyrtare është se Loredana e do shumë Mozzikun dhe kështu i tha në këtë postim: Të dua o ti njeri