INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mozzik sërish në konflikt me On Records, këta të fundit i fshinë këngën nga YouTube sepse... [FOTO]

Mozzik sërish në konflikt me On Records, këta të fundit i fshinë këngën nga YouTube sepse... [FOTO]

Publikuar më: 09:51 20-04-2018

Duket se mosmarrëveshjet mes tij dhe labelit ku dikur bënte pjesë, nuk po marrin fund. Mozzik po njihte goxha sukses me këngën e fundit ‘Madam’, sukses ky që nuk zgjati shumë. Reperit i është fshirë kënga nga YouTube pikërisht nga labeli i vjetër.

Menaxheri i labelit Met Elshani është kontaktuar nga mediat kosovare pasi producenti i komapnisë, Zzapp, përmes një postimi në Instastory akuzoi Mozzik-un se i ka vjedhur këngët.

Menaxheri tha se kënga e Mozzik është fshirë pasi ‘beati’ ka qenë prodhim i On Records dhe është shfrytëzuar pa të drejtë autoriale nga reperi Mozzik.

AWFetg.png

“Po, beati i këngës ka qenë i prodhuar tek ne dhe ne ia kemi dërguar Mozzikut në e-mail. Ai më pas ka shkuar te një producent gjerman dhe e ka realizuar si këngë të re. Ne kemi kontaktuar me producentin dhe arsyetimi i tij ka qenë “kam mendu se është beat i marrë nga Interneti”. Më pas, ne kemi bërë ankesë në Youtube pasi kemi ofruar dëshmi të bollshme që beati është i yni, prandaj Youtube e ka fshirë atë këngë” janë fjalët e Mehmet Elshanit.

Nuk ka vonuar as reagimi i Mozzik i cili përmes një fotoje në Instastorie shkruan: “Marre ju qoftë’.

t6ui.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0023319721221924