Nëse para disa javësh të gjithë po vrisnit mendjen se për kë i ra pika Mozzik-ut, ai na e tregoi sot me klipin e tij të ri se i ka rënë pikë për dashurinë e një vajzë, që ka të njëjtin efekt si kokaina për të.
Reperi i sukesshëm ka publikuar këngën e tij më të re solo nën titullin “Cocaina”, e cila vjen pas disa bashkëpunimeve. Ky projekt, produksion i Zzapp&^Chriss, është shkruar vetë nga Mozzik, ndërsa videoklipi është realizuar nga XL Films.
Vetë artisti ka lajmëruar më parë se “Cocaina”, do të jetë hiti i tij i verës. Sigurisht që edhe ne i bashkohemi mendimit të Mozzik.