Një pjesë e madhe e rrugëve rurale dhe të thella në shumë zona të Shqipërisë janë bllokuar.
Kjo situatë ka bërë që një nënë të re nga Elbasani të lindë fëmijën e saj të dytë në kushte shtëpie.
Infermierja Nazmie Demiri e Qendrës Shëndetësore Labinot-Katund ka qënë pranë saj dhe ia ka dalë ta shpëtojë nënën dhe foshnjën.
25-vjeçarja ka lindur pa probleme dhe është transportuar më pas me autoambulancë në maternitetin e Elbasanit.