INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mrekulli inxhinierike/ Nga nëntoka drejt qiellit... [VIDEO]

Mrekulli inxhinierike/ Nga nëntoka drejt qiellit... [VIDEO]

Publikuar më: 13:01 17-11-2018

Drejt qiellit, një kat pas tjetrit, tashmë të gjithë kemi mundësi të shkojmë, por duke u nisur nga nëntoka.

Kina është e para që eksperimenton dhe gërmon duke krijuar dhoma hoteli.

InterContinental Wonderland, do të jetë hoteli i parë në botë nën nivelin e tokës dhe do të hapet për publikun më 20 nëntor. Dhe ndodhet vetëm një orë larg nga Shanghai.

Nga 19 katet e saj, 17 ndodhen në thellësi duke u mbështetur në murin e një gurore të madhe prej 88 metrash. Me dy të fundit zhyteni plotësisht brenda një Akuariumi. Vizitorët do të flenë nga peshq që notojnë rreth tyre.

Për të kompletuar këtë mrekulli inxhinierike prej 288 milionë dollarësh u deshën dhjetë vjet. Në vitin 2013, kur fatkeqësisht puna nuk kishte filluar akoma, një valë shirash të rrëmbyer e mbushën guroren me ujë. Një nga sfidat inxhinierike ka qenë që të sigurohet se aksidenti nuk mund të përsëritet, duke ndërtuar një sistem që rrethon kraterin.

Projektuar nga arkitekti anglez Martin Jochman, struktura e hotelit ka 336 dhoma ekstra-luksoze, ku duken edhe pamje të ujëvarës artificiale të ndërtuar në njërën anë të guvës. Hoteli ndodhet në një zonë pushimi ekskluzive në periferi të Shangait, jo shumë larg nga fusha e parë e golfit në Kinë dhe do të ketë çmime të këndshme: në faqet e rezervimit, dhomat bazë variojnë nga 450 euro për natë në pjesën lart.

Në pjesën e poshtme të gurores do të ketë një qendër sportive ujore. Prandaj nëse doni të përjetoni një eksperiencë të tillë nisni të kurseni.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443