Aplikacioni FaceApp ka pushtuar përdoruesit nga e gjithë bota, pasi të gjithë janë kuriozë të shohin si mund të duken kur të plaken.
Pavarësisht dëshirës së madhe të përdoruesve për ta përdorur si program, lidhur me FaceApp qarkulluan lajme se është një apliakcion rus dhe vjedh fotot e të dhënat e përdoruesve.
Mirëpo, FaceApp përtej zhurmës ka bërë një mrekulli. Me anë të këtij aplikacioni është gjetur pas 18 vitesh një djalë në Kinë, i cili ishte rrëmbyer kur ishte vetëm 4 vjeç.
Yu Weifeng, 21 vjeç, u bashkua me familjen e tij dy ditë më parë pasi policia arriti të përdorte teknologjinë për të parashikuar se si do të dukej ai tashmë i rritur.
Kur e gjetëm, ai refuzoi të besonte se ishte një fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja e konfirmoi.