“Pokemon Go” nuk sjell vetëm fatkeqësi siç ka ndodhur së fundmi ku shumë lojtarë janë aksidentuar, po mund të bëjë e mrekulli. Një rast pozitiv është ai i një djali autik, i cili prej 5 vitesh nuk dilte nga shtëpia. Kjo lojë tashmë me famë botërore ka nxjerrë Adamin nga shtëpia.
Sipas BBC 17 vjeçari kur ka mësuar të luajë me “Pokemon Go” i është rikthyer jetës normale dhe natyrës ku po luan me shumë kënaqësi.