INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Mrekullia”, kapen 221 kg kokainë e fshehur në ananas, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar

“Mrekullia”, kapen 221 kg kokainë e fshehur në ananas, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Publikuar më: 15:59 03-10-2018

Policia e Shtetit në Itali ka bërë një megaoperacion për sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine.

Nga sheshi i Milanos në Kosta Rika, nga shpërndarja e drogës në itali deri tek importimi i kokainës, Policia e Shtetit shkatërroi dy organizata kriminale të dedikuara për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe shpërndarjes së organizuar të rrugës.

Mediat raportojnë se janë kapur rreth 221 kg kokainë , aksion ky i ekzekutuar midis Italisë dhe Spanjës.

Autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arrestimi ndaj 29 personave anëtarë të dy grupe trafikantësh mes të cilëve dhe 1 shqiptar si dhe janë sekuestruar mbi 221 kg kokainë. Kokaina fshihej në arka ananasi e transportohej në kontenier frutash nga Amerika Latine drejt porteve italiane.

Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Hetimet e operacionit “Mrekullia” kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602