Nëse doni një fotografi të së ardhmes, imagjinoni një robot me fytyrë njerëzore që ju dërgon picën në shtëpi.
Ndoshta kjo nuk është pikërisht ajo që George Orëell kishte në mendje. Në fakt, nuk do të jetë e largët dita kur robotët do t’iu sjellin picën në shtëpi.
Kompania australiane ‘Domino’ ka zhvilluar një prototip roboti me rrota që mund të ndryshojë mënyrën tonë të të ngrënit. ‘Domino’s Robotic Unit’ është vetëm një prototip eksperimental dhe ende nuk është gati të dalë rrugëve të australisë me picën tuaj, por megjithatë ai është paralajmërimi i asaj që pritet të ndodhë ‘nesër.