INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Mrekullia në Bern”, ndahen me sukses binjaket siameze

Publikuar më: 09:16 01-02-2016

Një grup doktorësh në spitalin “Inselspital” në Bern të Zvicrës kanë arritur të ndanin me sukses binjaket siameze pas një ndërhyrjeje të komplikuar kirurgjike që kishte filluar që më 10 dhjetor të 2015.

Vajzat Lydia dhe Maya lindën të lidhura bashkë përmes mëlcisë dhe ndanin një cipë të zemrës.

Është hera e parë në botë që të ndahen dy foshnja me një peshë dhe madhësi kaq të vogël shkruajnë mediat zviceriane.

Ato lindën tetë javë përpara ndërsa ndarja operative tyre është bërë tetë ditë pas lindjes.Të dyja së bashku peshonin vetëm 2200 gramë dhe zemrat e tyre ishin vetëm katër centimetra të mëdha.

“Ne jemi mëse të lumtur. Ndihem sikur jam një person i ri”, deklaroi babai i foshnjave pasi mori lajmin e mirë nga doktorët.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486