Një avion i “Aeromexico” është rrëzuar pesë minuta pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar “Guadalupe Victoria” në Durango në veri të Meksikës.
Në bord ndodheshin rreth 100 persona. Sipas mediave lokale, dyshohet se janë plagosur rreth 80 persona.
Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë shkuar në vendngjarje.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
Kompania ajrore “Aeromexico” ka shpërndarë një komunikatë për shtyp, ku ka saktësuar se avioni 2431 ishte nisur nga Durango drejt Meksiko Sitit kur është rrëzuar jo larg nga aeroporti dhe se nuk ka persona të vdekur, siç u hipotezua më herët.
Bëhet fjalë për një avion të tipit “Embraer 190”, me një kapacitet deri në 100 pasagjerë.