INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mrekullitë e uthullës së mollës

Mrekullitë e uthullës së mollës

Publikuar më: 15:19 28-06-2016

Një grackë për mizat fluturuese

Hidhni disa pika uthull molle në një shishe me grykë të ngushtë për të tërhequr insektet flturuese kur po përballeni me një infektim prej tyre. Pa e lëvizur shishen, mizat do të zhyten vetë aty por ju mund edhe ta zgjeroni grykën e shishes mjaftueshëm që mizat të futen brenda. 

Vrasës i barërave të këqija

Që të bëni solucionin tuaj jo toksik në shtëpi, miksoni  një cerek filaxhani uthull molle me gjysmë filxhani kripë dhe një lugë solucion për larjen e enëve. Acidi  acetic e vret bimën shpejt, sidomos në kontakt me diellin. Nuk është selective, kështu që vret cdo bimë mbi të cilën e sprucon, kështu që jini të kujdesshëm.

Rritës natyral i energjisë

Shtoni dy lugë uthull molle në një gotë me ujë për një burim natyral energjie në vend të filaxhanit të kafes. Shtoni mjaltë, ginger dhe fruta të freskëta për ta bërë më të pëlqyeshme, nëse shija nuk ju duket e këndshme.

Trajtues për zbokthin

Uthulla e mollës, ndalon zbi=okthin duke vrarë mikrobet që e shkaktojnë atë. Ajo është antiflamatore  dhe antibakteriale dhe jo aq e rëndë sa tajtuesit që tregtohen.  Ju mund ta masazhoni sasi të barabarta uji dhe uthull molle mbi skalpin tuaj një herë në javë  për raste të lehta ose më shpesh nëse zbokti është më I dendur.

Metabolizues i sheqerit

Studimet kanë zbuluar se të shtoni uthull molle në dietën tuaj mund të ulë nivelin e glukozës në  gjak. Acidi Acetic frenon aktivitetin e enzimave tretëse të karbohidrateve, duke ndihmuar kalimin e disa sheqernave në zorrë pa u tretur. Kjo mund të ndikojë edhe në rregullimin e peshës. Provoni të merrni të paktën dy lugë në ditë ose në ujë ose duke e shtuar në ushqim.

Trajtues për shkëlqimin e flokut

Lërini mënjanë reklamat për shkëlqyesit e flokëve . Uji dhe uthulla  emollës janë receta e duhur për një solucion që funksionon duke larguar qelizat e vdekura dhe duke bërë të shkëlqejë cdo fije floku. Miksoni gjysmë filxhani uthull me një filxhan ujë dhe lagni me të flokët pas shampos. Lërini kështu për disa minuta pastaj shpëlajini. Era e uthullës largohet sapo floku juaj të jetë tharë.

Qetësim i sinuseve

I ndjeni pak të bllokuara sinuset? Uthulla e mollës mund të ndihmojë të lehtësojë inflamacionet dhe të vrasë bakteret pasi aciditeti i lartë e shkatërron mukozën dhe pastron rrugët e frymëmarrjes. Pini dy lugë uthull molle në një filxhan me ujë të ngrohtë, dy herë në ditë, duke shtuar mjaltë nëse doni. Ju mund të nxehni edhe pjesë të barabarta uthulle dhe uji në sobë, mbyllni sytë dhe thithni avullin për pak minuta.

Trajtim kundër acarimeve të lëkurës

Mushkonjat, skuqja, kruajtja dhe të tjera burime të irritimit të lëkurës, mund të zhduken me pak uthull molle. Është gjithashtu një trajtim i mirë për këmbët falë aftësive për luftimin e sëmundjeve këpurdhore të lëkurës.

Eliminon erën e keqe të gojës dhe zbardh dhëmbët

Uthulla  e mollës mendohet se vret bakteriet e përgjegjshme për  erën e keqe të gojës dhe zbardhjen e dhëmbëve. Kombinoni dy pjesë uji me një pjesë uthull molle, përziejeni, dhe shpëlani gojën me të.

Zbut tharjen e fytit

Miksoni një cerek filxahni me uthull molle dhe një cerek filxhani me ujë të ngrohtë dhe bëni gargare thellë në fytin tuaj që të vrisni bakteret e përgjegjshme për shumë infeksione. Shtoni edhe një  sasi të vogël piperi të kuq dhe një lugë mjaltë bio për një fuqi më të madhe në vrasjen e baktereve.

Article Logic
Execution time: 0.0024440288543701