Një vajzë lindi e shëndetshme në Republikën Ceke, pavarësisht se kishte qëndruar për 117 ditë në barkun e nënës së vdekur.
Gruaja, 27 vjece, kishte ndërruar jetë nga një iktus cerebral, por mjeket arritën t`i ruanin në kushte spitalore funksionet e saj jetike derisa sa shtatzania shkoi në fund. Merita i takon e gjitha mjekëve të spitalit universitar të Brno, të cilët e përcaktojnë këtë rezultat ndoshta si të parin në botë.
Ose të paktën një rast shumë të rrallë. Ka rreth 20 lindje të ngjashme në mbarë globin, por këtë herë kohëzgjatja është më e madhe, e gjithashtu edhe pesha e arritur për beben që lindi mbi 2 kg.