INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mrekullitë ekzistojnë, zgjohet nga koma pas 12 vjetësh

Mrekullitë ekzistojnë, zgjohet nga koma pas 12 vjetësh

Publikuar më: 16:50 08-11-2018

Nëse nuk besoni te mrekullitë, duhet të rimendoheni dhe të shpresoni më shumë.

E tillë është ngjarja në Kinë ku një burrë doli nga koma pas 12 vitesh, ndërsa përjetoi emocione të forta, kur hapi sytë dhe pa personin që i rrinte te koka. E ëma 75-vjeçare, prej 12 vitesh ishte kujdesur për të çdo ditë dhe natë.

E moshuara nuk i përmbajti lotët në momentin që pa të birin të përmendej, pikërisht në momentin kur shpresat thuajse ishin shuar, në mes të muajit tetor.

Gjatë këtyre viteve, gruaja ishte shkëputur nga çdo angazhim i saj dhe kishte marrë edhe një borxh prej 15 mijë euro, për tu kujdesur për djalin.

Ngjarja e pazakontë, ka ndodhur në Shouguang të Kinës.

Burri Ëang Shubao, kishte mbetur tetraplegjik, si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në vitin 2006, kur ishte 36 vjeç. Babai i kishte vdekur kur ishte fare i vogël, kështu që ai u rrit vetëm me të ëmën Ëei Mingying. Për 12 vite me radhë, gruaja ishte ngritur në 05.00 të mëngjesit për të shkuar te i biri.

Ajo i lante fytyrën të birit, kujdesej për higjienën e tij dhe e masazhonte në të gjithë trupin. Kujdesi për të birin, ishte kthyer në qendrën e jetës së saj dhe ajo nuk ankohej kurrë.

Nëna kurajoze ka humbur 20 kilogramë gjatë këtyre viteve, ndërsa tashmë peshon rreth 30 kilogramë. Megjithatë ajo shprehet e lumtur për rikthimin e vetëdijes së të birit.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083