INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mrekullitë në shëndet të boronicës së kuqe

Mrekullitë në shëndet të boronicës së kuqe

Publikuar më: 09:25 06-08-2016

Boronicat e kuqe vlerësohen si një super ushqim që sjellin përfitime të shumta në shëndet.
Ato janë një burim i pasur i antioksiduesve, të cilët mund të parandalojnë një sërë sëmundjesh kronike, duke filluar nga infeksionet e traktit urinar, deri tek parandalimi i sëmundjeve më të rrezikshme, si kanceri i zorrës. Shkencëtarët së fundmi kanë zbuluar se boronicat e kuqe rrisin gjithashtu metabolizmin, duke i ndihmuar kështu njerëzit të mbajnë trupin në formë.
Sipas Daily Mail, boronicat mbrojnë gjithashtu zemrën dhe përmirësojnë sistemin imunitar. Një studim i ri, i kryer tek kafshët, ka zbuluar se boronicat e kuqe mbrojnë trupin nga infeksionet.
Sipas autorit kryesor të studimit, Jeffrey Blumberg, boronicat e kuqe janë të pasura me polifenolë dhe përbërës të tjerë bioaktivë, të cilët ndërveprojnë së bashku dhe ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Studiuesi thotë se boronicat mund të sigurojnë funksione antioksiduese dhe anti-inflamatore, që përfiton sistemi kardiovaskulaer, metabolizmi dhe funksioni imunitar.
Boronicat e kuqe mbajnë nën kontroll gjithashtu tensionin e gjakut, ndërsa lëngu i tij mund të përdoret për të menaxhuar nivelet e glukozës tek pacientët me diabet të tipit 2.
Pra janë një mrekulli për gjithë organizmin, por dhe të shijshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328